Karakteri sportiv i Suzuki Vitarës

Vitara në versionin e ri S ( sport) kohëve të fundit ofrohet me motorin plotësisht të ri 1.4 litra me përformanca të shkëlqyera dhe në mbështetje të karakteristikave sportive pasohen me detaje sportive dhe pajisje të begatshme. Çmimi i këtij lloji special të Vitares fillon nga 18,999 EUR.

Motori i ri 1.4 turbo benzinë me djege të drejtpërdrejtë ofron 140 KF, si dhe karakteristika me të mira të motorëve benzine, moment të rrotullimeve nga 220 Nm me shpenzime mesatare,  vetëm 5.4 litra në 100 km.

Motori i ri BossterJet maksimalisht zvogëlon humbjet karakteristike për agregatet benzine me djege klasike. Me këtë arrihet niveli maksimal i shfrytëzimit të derivatit, si dhe përformancat dalëse.

Blerësit mund të zgjedhin në mes të ndërruesit me 6 shpejtësi manual dhe atij automatik, me tërheqje në dy apo kater rrota.

Pakoja e pajisjeve tek Sport S, nënkupton, jastëkë ajror, perde me ajër, jastëkë anësor, si dhe jastëku ajror për gjunjë tek vozitësi, ABS me EBD funksionet, ESP sistemi i stabilitetit, Hill Hold ( ndihma në lëvizje në teposhtëze), TPMS( sistemi i monitorimit të shtypjeve të gomave), BAS 9 sistemi gjatë frenimit të vrullshëm), dritat ditore, imobilizeri, alarmi, bllokadën e  motorit, sistemin e tërheqjes së pedalës së kupllungut gjatë aksidentit, çelësi i mençur, strat-stop butoni për ndezje të motorit, navigacionin, tempo mat, klime automatike, audio dhe bluetooth për telefonata, butone komandues në timon, llogaritës të shpenzimeve dhe kilometrave, si dhe shumë pajisje tjera. Versioni më prestigjioz i Vitares së re në pajisjen standard posedon edhe drita ditore LED, ulëset me antilop lëkurë, sistem të frenimit RBS (Radar Brake Support). Vitara S është në dispozicion me 7 ngjyra, duke përfshirë edhe sistemin dy ngjyrësh ( Bi-Color) version.