TEKNOLOGJITË HIBRIDE SUZUKI


Çfarë është teknologjia Suzuki Mild Hybrid?
Suzuki ishte prodhuesi i parë i automjeteve që në vitin 2014 përdori në automjetet Mild Hybrid teknologjinë e veçantë të quajtur ISG (Integrated Starter Generator - gjenerator starter i integruar). Teknologjia fillimisht u prezantua në Japoni dhe më pas u zgjerua globalisht. Teknologjia Mild Hybrid quhet "SMART HYBRID VEHICLE by SUZUKI", shkurt SHVS. Sistemi përdor gjeneratorin starter të integruar (ISG) dhe baterinë litium-jon 12V.
Si funksionon SHVS?
Sistemi SHVS është i lehtë dhe kompakt. Ai përdor gjeneratorin starter të integruar (ISG) dhe baterinë litium-jon 12V. ISG ndihmon motorin të kursejë karburant duke ofruar fuqi shtesë dhe zëvendëson alternatorin e vjetër që prodhonte energji. ISG rinis motorin në heshtje pas ndalimit dhe e ndihmon gjatë përshpejtimit, duke ulur konsumin e karburantit. Kur automjeti ngadalëson, ISG ruan energji elektrike për përdorim të mëvonshëm.
Gjatë ngasjes normale, automjeti përdor energjinë elektrike të ruajtur për të furnizuar sisteme të ndryshme, si kompjuteri i udhëtimit, shpejtësimatësi dhe radioja, në mënyrë që motori të fokusohet vetëm te lëvizja. Kjo ul konsumin e karburantit dhe përmirëson efikasitetin e përgjithshëm.
Çfarë është e veçantë te bateria që përdoret në SHVS?
Sistemi SHVS përdor një bateri litium-jon të vogël, të lehtë dhe jetëgjatë. Ajo karikohet shpejt dhe ndihmon motorin më shpesh. Bateria gjithashtu ofron performancë shumë të mirë të rigjenerimit të energjisë edhe në temperatura të ulëta.
A zë më shumë hapësirë?
Sistemi SHVS është shumë kompakt dhe i lehtë, gjë që kontribuon në konsum më të ulët të karburantit pa kompromentuar hapësirën brenda automjetit. Për ta arritur këtë, bateria litium-jon vendoset nën ulësen e pasagjerit, duke lënë hapësirë të mjaftueshme për komoditetin e udhëtarëve.
SHVS në situata reale:
- Fikja automatike e motorit: Kur prisni në semafor, motori fiket për të kursyer karburant, ndërsa dritat dhe radioja vazhdojnë të funksionojnë falë baterisë.
- Rinisja: Gjatë rinisjes, ISG ndihmon motorin të ndizet qetë dhe pa dridhje.
- Përshpejtimi: Kur shtypni pedalin e gazit për nisje ose përshpejtim, ISG i ndihmon pak motorit, duke ulur konsumin e karburantit.
- Ngadalësimi: Gjatë ngadalësimit, ISG mbledh energji dhe e shndërron në energji elektrike që karikon bateritë e automjetit.
Përparësitë e sistemit Suzuki Mild Hybrid:
- Kursimi i karburantit: ISG ruan energjinë e krijuar gjatë ngadalësimit dhe e përdor si ndihmë për motorin gjatë përshpejtimit, duke ulur konsumin e karburantit.
- Nisje e qetë dhe e butë: Pas ndalimit, për shembull në semafor, ISG mundëson ndezje të qetë të motorit pa zhurma të larta.
- Dimensione kompakte: SHVS është mjaft i vogël për t'u integruar në automjet pa nevojë për ndryshimin e formës së tij, duke ruajtur komoditetin e pasagjerëve.
- Kursim financiar: Një nga përparësitë më të mëdha të sistemit SHVS është se mund të ulë konsumin e karburantit deri në 15% krahasuar me motorët tradicionalë pa teknologji Mild Hybrid. Edhe pse kursen ndjeshëm karburant, nuk ka koston e një automjeti plotësisht elektrik.
MODELET MILD HYBRID 12V
SISTEMET E SIGURISË SUZUKI


DSBS
Sistemi DSBS - Dual Sensor Brake Support zbulon pengesa të mundshme dhe përdor frenim autonom emergjent për të shmangur përplasjet. Kamera video monitoron dhe njeh shenjat e trafikut dhe vijëzimet në rrugë, duke e mbajtur automjetin brenda korsisë. S-CROSS i ri merr teknologjitë më të fundit të sigurisë për t'i ofruar më shumë siguri shoferit dhe pasagjerëve.
Bërthama e sistemit është Dual Sensor Brake Support, i cili mbështetet në një kamerë monokulare dhe sensor radar për të vlerësuar rrezikun e një përplasjeje frontale me pengesë, automjet ose këmbësor. Sistemi njeh shenjat në rrugë dhe e mban automjetin në korsinë e duhur.
I disponueshëm në modele dhe nivele të caktuara pajisjeje. DSBS - sensor i dyfishtë për ndihmë në frenim.
SUZUKI ALLGRIP


ALLGRIP AUTO i jep shoferit qetësi në ngasjen e përditshme, veçanërisht në rrugë të rrëshqitshme ose sipërfaqe me borë.
KONTROLLI I TËRHEQJES
Me sistemin e bashkuesit viskoz (bashkues hidraulik), çifti rrotullues transmetohet automatikisht te rrotat e pasme kur zbulohet se rrota e përparme po humb kontaktin me rrugën.
ALLGRIP AUTO është i disponueshëm në modeletn Swift.
SISTEMI I DISPONUESHËM NË MODELET
SUZUKI BOOSTERJET


INJEKTIM I DREJTPËRDREJTË
Me injektimin e drejtpërdrejtë të sasisë optimale të karburantit në dhomën e djegies për djegie më efikase, motorët BOOSTERJET optimizojnë procesin dhe ulin konsumin e karburantit. Injektorët kanë gryka me gjashtë vrima dhe, në kombinim me pompën e karburantit me presion të lartë, krijojnë përzierjen ideale të ajrit dhe karburantit në dhomën e djegies.
Edhe forma e kolektorit të thithjes dhe e pistonëve është projektuar posaçërisht për të siguruar rrjedhje më të fuqishme të ajrit, duke arritur djegie më të qëndrueshme dhe më të pastër.



