Bota e JIMNY
Dizajni
Dizajni i përparmë
Dritat e rrumbullakëta, treguesit e veçantë dhe grila e zezë i japin Jimny pamje karakteristike.
Parakolpë të optimizuar
Parakolpët me skaje të pjerrëta u japin rrotave më shumë hapësirë për të kapërcyer pengesat.
Pamja prapa
Rrota rezervë e rrumbullakët e bashkangjitur në pjesën e pasme dhe madhësia katrore e bëjnë Jimny të jetë karakteristik.
Kulmi
Kulmi tek Jimny nuk e lejon të hyjë shiu brenda edhe nëse dyertë janë të hapura.
Sferë e gjerë shikimi
Struktura drejtkëndëshe tek Jimny ju ofron një sferë të gjerë shikimi.
Jimny – dy ngjyrësh
Jimny është opsionalisht i disponueshëm me 2 ngjyra. Kulmi në të zezë dhe pjesa tjetër me një ngjyrë tjetër varësisht si e dëshironi.
Pasqyrat e jashtme
Pasqyrat e jashtme janë të rregullueshme në mënyrë elektrike dhe, në sajë të madhësisë së tyre, dhe nuk e pengojnë manovrimin në rrugët OFF-ROAD.
Dritat e mjegullës
Dritat standarde të mjegullës janë të mbrojtura mirë në parakolp.
Hapësira e brendshme
Brendësia pasqyron karakterin e një automjeti komercial: pasagjerët dhe kabinat e ngarkimit ndahen nga një grilë e fortë sigurie. Të gjithë elementët e funksionimit janë krijuar në mënyrë të tillë që të mund të funksionojnë pa ndonjë problem edhe kur mbani dorëza.
Timon shumëfunksional
I rregullueshëm nga lartësia dhe gjithashtu mundëson kontrollimin e cruise control dhe sistemin audio.
Instrument Tabela
Instrument tabela tek Jimny janë të ndriçuara dhe ju mundësojnë ti lexoni edhe kur kushtet e dritës ndryshojnë shpejt midis diellit dhe errësirës.
Bagazhi
Jimny ka vëllim 863 litra i cili mund të përdoret në mënyrë optimale falë formës së kutisë.
Konektimi
Display
Dispaly ju shfaq shumë vlera të rëndësishme qartë dhe shpejt si: konsumi mesatar, shpejtësia, orën, temperaturën.
Audio
Jimny përmban një radio CD e cila është përputhshme me MP3 (përfshirë DAB +) dhe sistemin Bluetooth®. Ju mund të operoni gjithçka edhe nga timoni. Gjë që është më e thjesht dhe më e rehatshme – dhe madje edhe më e sigurt.
Cruise Control me kufizues të shpejtësisë
Cruise Control ju mbron nga tejkalimi i shpejtësisë së paqëllimshme dhe ruan shpejtësinë e dëshiruar edhe pa shtypur pedalin e gazit.
Ngrohja e ulseve dhe kondicionimi i ajrit
Kurdo që udhëtoni në dimër apo në verë, Jimny ju ofron temperaturë optimale.
Siguria
(DSBS)
Paralajmëron në mënyrë optike dhe akustike nëse përplasja është e afërt. Nëse rreziku i një përplasjeje është shumë i lartë, automjeti frenon automatikisht.
Asisti i korsisë
Nëse automjeti pa dashje lë korsinë e tij me shpejtësi më të madhe, timoni dridhet. Përveç kësaj, ka një paralajmërim vizual.
Asisti për ngjitje në tenaltze
Kur vozisni në shpatet e pjerrëta, Asisti për ngjitje në tenaltze parandalon që vetura të rrotullohet.
Asisti për zbritje në teposhtëze
Kur vozitni në teposhtëze, sistemi automatikisht frenon frenat me një shtypje të një butoni në mënyrë që të ruajë një shpejtësi konstante.
Detektimi i vozitjes jo të rregulltë
Sistemi analizon lëvizjet drejtuese të automjetit. Në rast të manovrimeve të papranueshme të drejtimit, shoferi paralajmërohet në mënyrë akustike dhe vizuale.
Njohja e shenjave të trafikut
Njohësi i shenjave të trafikut ju shfaq në ekran shenjat e trafikut.
Teknologjia
Motori 1.5 BOOSTERJET me sistem Hibrid 48V
Performanca maksimale
75 kW
Vëllimi
1462 ccm
ALLGRIP PRO lëvizje me të gjitha rrotat
Me aktivizimin e ALLGRIP u dërgohet fuqi të 4 rrotave.
Kontrolli i tërheqjes
Sapo dy rrota të kundërta diagonalisht humbasin kontrollin, sistemi zhvendos tërheqjen në dy rrotat e tjera.
Akset e ngurtë përpara dhe prapa
Nëse një rrotë ngrihet lart gjatë vozitjes OFF-ROAD, lidhja fikse e shtyn rrotën e kundërt poshtë dhe përmirëson kontrollin.
Drejtimi
Një amortizues drejtimi në pezullimin e përparmë zvogëlon dridhjet në timon, duke optimizuar kështu saktësinë e drejtimit.