Swift Hybrid siguron argëtim në ngasje që nga startimi i motorit.

Dizajni

Hibrid për të gjithë

Suzuki Swift Hybrid kombinon një makinë bashkëkohore hibride me formën e saj dinamike.

Dizajni i eksteriorit

Një model klasik, më rinor se kurrë. Me linjat e tij dinamike dhe modelin kompakt, Swift thotë qartë se e do jetën në lëvizje.

Dizajni i përparmë

Swift në pjesën e përparme përfaqësohet nga grila e veçantë me zbukurimin e gjerë të kromit dhe modelin tre-dimensional trapezoidal.

Dizajni i pasëm

Linjat që konvergojnë në pjesën e pasme dhe dritat e pasme të pjerrëta theksojnë karakterin dinamik të Swift.

Xhamat e ërrësuar

Xhami i ërrësuar i pasmë dhe xhamat anësorë të pasmë i krijojnë Swift një pamje më tërheqëse dhe njëkohësisht ruajnë privatësinë.

Interieri

Dizajni karakteristik i Switft vazhdon edhe në brendësinë e tij. Interiori i Swift karakterizohet nga linja të qarta, instrumente të përcaktuara qartë dhe ekrani shumëfunksional.

Timoni

Sistemi audio dhe cruise control mund të operohen gjithashtu përmes timonit shumëfunksional të rregullueshëm në lartësi dhe gjatësi.

Bagazhi

Vëllimi i bagazhit tek Swift është 265 litra ndërsa kur i palosni ulëset e pasme vëllimi rritet në 947 litra.

Swift – Dy ngjyrësh

Swift mund të shkëlqejë gjithashtu në një pamje elegante me dy ngjyra, sipas kërkesës. Kulmi dhe pasqyrat e jashtme mbahen secila në ngjyrë të errët – Super Black Pearl Metallic.

Dritat e mjegullës

Dritat e mjegullës me kornizë të zezë janë të vendosura në pjesën e poshtme në parakolp.

Pasqyrat e jashtme

Pasqyrat e jashtme me tregues të integruar janë të rregullueshme në mënyrë elektrike, të palosshme dhe me nxemje.

Konektimi

Ekran I Touch

Në ekranin me prekje 7 inç i cili gjendet në konsolën qendrore ju mund të kontrolloni sistemin e navigimit, kamerën dhe kënaqësinë unike të muzikës me DAB + dhe lidhjen smartphone.

Apple CarPlay

Sistemi audio lidhet me iPhone® të shoferit. Aplikacionet mund të operohen manualisht ose përmes kontrollit zanor Siri®.

Android® Auto

Sistemi audio lidhet me telefona inteligjentë Android®. Aplikacionet mund të operohen manualisht ose me anë të kontrollit zanor.

Ekran me prekje 7 inch

Ekrani me shumë funksione LCD me ngjyra tregon vlerat qartë.

Adaptive cruise control

Sistemi monitoron rrugën duke përdorur radarin e valës milimetrike dhe automatikisht ruan distancën e dëshiruar nga automjetet përpara.

Klima automatike

Një temperaturë e moderuar vazhdimisht brenda automjetit jo vetëm që përmirëson gjendjen brenda, por edhe rrit aftësinë e shoferit për të reaguar.

Dritat

Kur largoheni nga makina, dritat ndriçojnë zonën përreth për një kohë. Gjatë rrugës për në automjet, drita mund të ndizet me telekomandë.

Dritat

Kur largoheni nga makina, dritat ndriçojnë zonën përreth për një kohë. Gjatë rrugës për në automjet, drita mund të ndizet me telekomandë.

Siguria

DSBS

DSBS paralajmëron në mënyrë optike dhe akustike nëse përplasja është e afërt. Nëse rreziku i një përplasjeje është shumë i lartë, automjeti frenon automatikisht.

Detektimi i vozitjes jo të rregulltë

Sistemi analizon lëvizjet drejtuese të automjetit. Në rast të manovrimeve të papranueshme të drejtimit, shoferi paralajmërohet në mënyrë akustike dhe vizuale.

Asisti i korsisë

Nëse automjeti pa dashje lë korsinë e tij me shpejtësi më të madhe, timoni dridhet. Përveç kësaj, ka një paralajmërim vizual.

Asisti për ngjitje në tenaltze

Kur vozisni në shpatet e pjerrëta, Asisti për ngjitje në tenaltze parandalon që vetyra të rrotullohet.

Njohja e shenjave të trafikut

Njohësi i shenjave të trafikut ju shfaq në ekran shenjat e trafikut.

Sinjalizimi i këndit të vdekur

Sensorët e këndit të vdekur monitorojnë trafikun prapa dhe pranë automjetit. Shoferi paralajmërohet nëse dikush gjendet në këndin e vdekur.

RCTA

Asiston shoferin kur është duke vozitur prapa.

Kamera për parkim

Kamera për parkim ju asiston gjatë parkimit duke ju shfaqur në ekran pamjen mbrapa.

6 airbag

Në rast përplasjeje, pasagjerët mbrohen nga 6 airbag.

Teknologjia

Motori 1.2 DUALJET me sistemin HYBRID

 

Performanca maksimale

61 kW

Vëllimi

1197 ccm

Sistem hibrid

Ky sistem mbështet motorin pothuajse në çdo situatë lëvizëse. Kjo zvogëlon ndjeshëm konsumin e karburantit dhe emetimet e CO 2 – pa investime të mëdha dhe pa ndonjë kufizim në lëvizjen e përditshme.

ALLGRIP AUTO

Swift

Falë platformës HEARTECT, Swift ka një peshë të lehtë dhe zvogëlon konsumin.