Kampionati i automobilizmit në Grashticë

Grashticë, 2022

Në të dielën e fundit të Korrikut u mbajtën garat e kampionatit të automobilizmit në Grashticë, ku morën pjesë garues me emra të njohur. Njeri ndër ta ishte Valdet Kaçandolli i cili me shumë pasion dhe entuziazëm garoi fuqishëm me SUZUKI SWIFT R-WRC i cili u rëndit në pozitat e para me kohë prej 01::34.607.

Valdet Kaçandolli mori vendin e parë në kategorinë e IX dhe vendin e parë në kategorinë e III në CEZ.

Gara përcolli emocione dhe adrenalinë të lartë tek të gjithë, duke filluar nga ndjeksit e flakt të garës e deri tek garuesit.

Kjo garë përveç që pati si qëllim të sjellë emocione të reja tek ne, këtë herë gara kishte edhe karakter memorial, pasi u përkujtua ish-anëtari i AK Prishtina Racing Team, Ard Selimaj, i cili dhjetë vjet më parë pati humbur jetën tragjikisht.

Ndërsa, gjeni më poshtë disa momente të shkrepura gjatë garës: