NGASJE AUTONOME

Suzuki ofron pajisje të sofistikuara të ngasjes autonome: Frenim automatik emergjent, Mbajtjën e korsisë, Sistemi i detektimit të përgjumjes, Njohja e shenjave të trafikut, Blind Spot Assist, Adaptive Cruise Control, etj.

Frenim automatik emergjent. Gjatë vozitjes, funksioni i frenimit automatik emergjent identifikon dhe shmang rrezikun e një përplasjeje me një automjet përpara ose një këmbësor. Kur zbulon një përplasje të mundshme, funksioni, në varësi të situatës, mund të paralajmërojë shoferin, ta bëjë frenimin më efektiv ose të frenojë në mënyrë autonome.

Mbajtja e korsisë. Në shpejtësinë 60 km/h ose me shpejtësi më të larta, funksioni “straight guide” monitoron drejtimin e saktë të makinës dhe sinjalizon shoferin në rast se makina del aksidentalisht nga korsia, duke bërë që timoni të dridhet dhe të lëshojë një sinjal drite në panel.

“Qëndroni zgjuar” – monitorimi i përgjumjes “qëndroni zgjuar” është krijuar për të monitoruar drejtimin brenda korsisë. Nga 60 km/h e lart aktivizon alarm zanor dhe vizual nëse automjeti fillon të rrëshqasë jashta korsisë për shkak të përgjumjes së shoferit.

Njohja e shenjave të trafikut –  Kur sistemi detekton një shenjë rrugore, si p.sh. një kufi shpejtësie ose nuk ka tejkalim, ai e shfaq atë në instrumental për t’ju ndihmuar të mbani mend gjithmonë se cilat shenja rrugore janë të vlefshme në atë pjesë të rrugës. Mund të shfaqen maksimumi tre sinjale në të njëjtën kohë.

Blind Spot Assist – Në shpejtësi mbi 15 km / orë, sistemi i këndit të vdekur zbulon praninë e automjeteve të tjera në pikat e verbëra pas shoferit duke ndezur një LED në pasqyrat e pamjes së pasme. Nëse shoferi tregon qëllimin për të ndryshuar korsinë me shigjeta, sistemi e paralajmëron atë për praninë e makinave të tjera me një sinjal akustik. I njëjti funksion është në gjendje të sinjalizojë afrimin e automjeteve të tjera kur dilni mbrapa nga një parking me shikueshmëri të dobët.

Adaptive Cruise Control përdor radarin me valë milimetrike për të matur distancën nga automjeti përpara dhe për të ruajtur automatikisht distancën e paracaktuar midis automjeteve sipas cilësimeve të zgjedhura nga shoferi nga tre nivele (i shkurtër, i mesëm dhe i gjatë). Kur nuk ka automjete përpara, sistemi ruan shpejtësinë e vendosur nga shoferi (nga 40 në 160 km / orë).

Post a comment